Berisha: Samiti i BE-së, mbështetje për Partinë Demokratike dhe demokratët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se samiti BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet nesër në Tiranë, është një mbështetje për këtë forcë politike dhe demokratët.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se PD, për 3 dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e proceseve të integrimit të Shqipërisë, në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
“Në Tiranë zbarkon lidershipi i Evropës, në aktin e mbështetjes më të madhe të vlerave evropiane. Në këtë kontekst, ky samit përbën mbështetjen më të fuqishme për Partinë Demokratike dhe popullin opozitar, për faktin e vetëm se kjo parti, pas përmbysjes së diktaturës së baballarëve të Edi Ramës, aktualisht, e shndërruar në një parti droge dhe krimi, vendosi në Shqipëri, rendin e ri demokratik, bazuar në vlerat evropiane.
Është kjo parti, e cila në 3 dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e proceseve të integrimit të Shqipërisë, në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë, sepse është kjo parti në qeveri, e cila firmosi MSA, e cila liberalizoi vizat me suksesin e reformave të saj, mori rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Në këtë aspekt, në historinë e kësaj force politike, samiti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë