Samiti i BE-së, Muhamet Rrumbullaku inspekton masat e sigurisë në Bulevard
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka inspektuar në terren masat e sigurisë, në kuadër të zhvillimit të saimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rrumbullaku, me disa efektivë të tjerë policie kanë inspektuar masat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zonë e cila cilësohet brenda perimetrit të sigurisë.
Rreth 1500 efektivë do të jenë në terren, ndërsa akse të shumta rrugore janë bllokuar për kalimin e delegacioneve.
Ndërkohë, krahas samitit, do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.
Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën brenda perimetrit të sigurisë, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat