Giorgia Meloni: Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor

6 Dhjetor 2022 | 11:26

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mbërriti sot në Tiranë për Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë dha një deklaratë të shkurtër dhe për mediat.

Meloni tha se kanë përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor duke shtuar se është e rëndësishme që të forcohet procedura për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.

“Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, më shumë sidomos pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Është shumë e rëndësishme të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku për ekonominë, sigurinë kibernetike si edhe çështje të tjera, për të cilat ju e dini, Italia është plotësisht e përkushtuar.

Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për shumë çështje që kemi për roaming dhe shumë çështje të tjera që po diskutojmë dhe sikurse e dini, mund të mbështeteni për këtë tek Italia. Faleminderit!” theksoi Meloni.

Në këtë samit, janë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Ndërkohë, krahas samitit sot në kryeqytet do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike që do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, deklaroi në emisionin “Review” me Greta Topjanën se krijimi i një partie politike nuk duhet të konsiderohet si qëllimi apo...
22:17 | 19/06/2026

Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore

Gazetari Mentor Kikia ka folur rreth protestës qytetare në Tiranë këtë të premte për Review me Greta Topjana në Euronews Albania. Kikia ka thënë se...
22:10 | 19/06/2026

Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…

Analisti Aleksandër Çipa tha në “Review” me Greta Topjana se protesta e 20-të para Kryeministrisë lidhet me atë që ai e cilëson si një përplasje...
22:00 | 19/06/2026