Zhvillimet në Kosovë, Hashim Thaçi dënon arrestimin e përfaqësuesve të OVL-UÇK-së
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas arrestimeve të bëra sot nga EULEX-i. Me një deklaratë për mediat, kreu i shtetit thekson se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, dhe për këtë shton ai, nuk kishte asnjë arsye për të kryer aksione spektakolare në zyrat e OVL-UÇK-së.
“Asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë. Prandaj, vlerësoj se nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakolare. Ndërsa integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet”, shton ai.
Ai pohon se shteti i Kosovës ka qenë, është, dhe do të vijojë të mbetet në anën e të vërtetës.
“E tërë bota e dinë se Kosova ishte viktimë. UÇK-ja dhe tërë populli i Kosovës janë përballur me gjenocid dhe spastrim etnik. Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në anën e të vërtetës, bashkëpunimit, drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e përcaktuar për ndërtimin e shtetit demokratik, ligjor dhe shumetnik, atdhe të të gjithë qytetarëve të saj”, tha ai.
Për presidentin e Kosovës, rrjedhja e dokumenteve sekrete ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve. Gjithashtu, z. Thaçi nuk harron t’u dalë në mbrojtje veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa thotë se asnjë “grackë” e hedhur nuk do mundet dot ta pozicionojë shtetin e Kosovës në anën e kundërt të drejtësisë .
“E theksoj se rrjedhja e dokumenteve ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë. Publikimi i këtyre dokumenteve ka qenë i papranueshëm. Veteranët e UÇK-së janë vlera më sublime e rezistencës dhe lëvizjes sonë për liri e pavarësi. Asnjë grackë e ngrehur nga kushdo nuk do ta vendosë Kosovën në anën e kundërt të drejtësisë’, shton më tek kreu i shtetit.
Mëngjesin e ditës së sotme, njësia e EULEX-it arrestoi kreun e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin, ndërsa Policia e Kosovës pasdite ndaloi edhe nënkryetarin e saj, Nasim Haradinaj.
Reagimin e plotë të presidentit Thaçi e gjeni duke klikuar këtu.
Lexoni gjithashtu:
Policia e Kosovës ndalon nënkryetarin e OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj
Nasim Haradinaj: Do publikojmë në media CD-të që janë paralajmëruar të vijnë pranë zyrave të OVL-UÇK
Tensionohet situata në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarët e EULEX
EULEX arreston kreun e veteranëve të UÇK
Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë
Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e ish-zyrtarit të FSK, Salih Mustafa
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat