“2/3 e marrëveshjeve nuk zbatohen nga Serbia”, Vjosa Osmani ekskluzive në Euronews

6 Dhjetor 2022 | 20:49

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania. Ajo foli rreth dialogut Kosovë-Serbi ku theksoi se Kosova ka qenë gjithnjë pala konstruktive në bisedime.

“Kosova gjithnjë ka qenë pala që ka dhënë kontribut për zgjidhje që kanë kontribuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe në fakt ka bërë jashtëzakonisht shumë koncesione që nga koha e negociatave për statusin e Kosovës e deri te dialogu i Brukselit,” – u shpreh Osmani.

Presidentja e Kosovës shtoi se Serbia edhe kur ka bërë ndonjë koncesion nuk i ka zbatuar marrëveshjet dhe sot janë në një situatë ku mbi dy të tretat e marrëveshjeve nuk zbatohen nga Serbia.

“Në veçanti do të doja të përmendja faktin se edhe pse në vitin 2013 Serbia ka nënshkruar që të heqë dorë nga mbështetja e të gjitha strukturave ilegale, kriminale në veri të vendit e gjetiu në fakt tani i mbështet më shumë se kurrë edhe politikisht, edhe financiarisht, por për fat të keq edhe duke ju dërguar armë nëpërmjet të cilave këto struktura të shndërruara në banda kriminale po shkatërrojnë synimet tona dhe po i rrezikojnë synimet e përbashkëta që kemi me Bashkimin Europian,” – deklaroi Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026