Kush mund ta ketë përdorur 31-vjeçarin që sulmoi Berishën? Hoxha tregon skenarin
Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari Poli Hoxha u shpreh se 31-vjeçari Gert Shehu, i cili goditi dje me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha mund të jetë viktimë e një skenari destabilizimi.
Gazetari u shpreh se mund të ketë një lidhje midis ngjarjes së Tiranës dhe tensioneve në veri të Kosovës me qëllimin destabilizimin e vendeve.
“Më e rrezikshmja në të gjitha këto, do ta thosha duke parë pak më lart, duke parë dhe studiuar profilin mund të jetë një viktimë e mundshme për t’u përdorur pa dijeninë e tij se çfarë mund të shkaktonte.
Skenar destabilizimi mund të ketë qenë dje, se kishim edhe shpërthime dhe të shtëna ne veri të Kosovës. Mund të ketë një lidhje mes të dyja, është një pistë në këtë situatë gjeopolitke, duke ndërlidhur me samitin me gjuhën e ashpër të Vuçiç, duke ditur edhe dorën e zgjatur të Rusisë në rajon. Nuk mund të themi që agresori është spiun, por mund të ketë qenë viktimë”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë