Dyshimet e Balliut: Nga selia e PD dje kishte dy dalje, si e mori vesh Gert Shehu?

7 Dhjetor 2022 | 14:15

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në një intervistë për Euronews Albania tha se Gert Shehu i cili goditi ditën e djeshme kreun e PD-së Sali Berisha, në xhep kishte vetëm kartelën që u publikua se 31-vjeçari është me çrregullime të shëndetit mendor.

Balliu tha se fakti që ky person nuk mbante në xhep celular, mjet identifikimi dhe fakti që goditi Berishën tregon se çdo gjë ka qenë e planifikuar.

“Personi në xhep kishte vetëm këtë kartelë. por nuk kishte as celular dhe as mjet identifikimi. Ky njeri kishte ardhur atje totalisht i zhveshur nga gjithçka në mënyrë që të mos merrej vesh as se kush ishte dhe se çfarë kontaktesh kishte.

Si asnjë herë më parë nga selia e PD ka qenë organizuar dy dalje qendrore , jo një dalje. Fillimisht kanë dalë deputetët. Atë informacion e kam pasur vetëm unë dhe shumë pak anëtarë të PD, të tjerët nuk e kishin. Kurse ky individë çuditërisht e kishte këtë informacion. Ai e dinte se ku ishte Berisha”-u shpreh ai.

Po ashtu Balliu ngriti dyshime në për policinë e shtetit duke thënë se si ka mundësi që një person që është me një kartelë të tillë është lënë i lirë.

“Policia shqiptare, ushtria dhe i gjithë sigurimi që do mbronin liderët e botës, ky u shpëtoi. Ky këta që duan ta nxjerrin me kartelë, ky u gjet fiks në vendin e duhur. Një person që është me çrregullime mendore  e bën një gjë të tillë më të gjithë dhe pse pikërisht Sali Berisha”- tha Balliu.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024