Samiti në Tiranë, Krifca: Urë e re bashkëpunimi me vendet e BE-së
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e ka cilësuar si një ngjarje të jashtëzakonshme, mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Krifca u shpreh se kjo tregon një urë të re bashkëpunimi me të gjitha vendet e BE-së.
“Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, jemi akoma shumë entuziastë nga çfarë pamë, dëshmuam vlerat më të larta me dinjitet të Shqipërisë, të mikpritjes. Pati një jehonë të jashtëzakonshme pas samitit, çka vërtetoi që ne kishim bërë punën e duhur. Një kompliment shumë të madh për ata që e bënë të mundur këtë samit, që të mbahet në Tiranë. Është e papërsëritshme, jemi të gjithë shumë entuziastë për çfarë pamë dhe sigurisht që kjo krijon një urë të re bashkëpunimi me të gjitha vendet e BE-së që shohin një realitet ndryshe nga çfarë mund të jetë perceptimi ndonjëherë përpos lajmeve jo pozitive.
Unë mendoj që agjenda ndërkombëtare e Shqipërisë vitet e fundit, ka pasur një tjetërsim totalisht të imazhit të Shqipërisë në botë, ne jemi anëtar i Këshillit të Sigurimit, me një mandat dy vjeçar, kemi pasur role kyçe në politikbërjen dhe vendimarrjen ndërkombëtare botërore dhe samiti që mbahet në Shqipëri është në vazhdën e këtyre punëve të nisura me shumë përkushtim”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset