Gonxhe përplaset me Demalian: Nuk protestuam për një palë xhinse, gabohesh!
Ilir Demalia dhe Blendi Gonxhe, ish-studentë të dhjetorit të vitit ’90 u përplasën në studion e Euronews Albania mbi motivet e lëvizjes studentore të 8 dhjetorit.
Demalia u shpreh se e kishte analizuar ngjarjen që nga janari deri në momentin që janë larguar nga Shqipëria më 13 korrik.
“Unë nuk mund ta tregoj dhjetorin si Blendi Gonxhe që ka qenë aktor dhe faktor, apo si Edi Rama sepse kanë qenë aty brenda. Pra, unë nuk marr përsipër të them, por unë gjykoj në gjithë kontekstin, në gjithë zhvillimin, unë edhe për 2 korrikun që jam vetë prezent aty jam i ashpër,” – u shpreh Demalia.
Ai tha se kush mori frenat e demokracisë më mbrapa dështoi. Pati dhe një keqkuptim kur Demalia u shpreh se kur ndodhi ngjarja e ambasadave, qeveria nxori xhinse te qyteti studenti dhe shkuan duke u vrarë për xhinse, ndërkohë që Gonxhe u keqkuptua duke menduar se deklarata e tij ishte për lëvizjen e dhjetorit.
“Unë nuk gjykoj Blendin, studentët e rinj që ishin të pastër, unë gjykoj si u drejtua dhe si u manipulua,” – shtoi Demalia.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale