Ambasadorja në IHRC: Jam paragjykuar nga politika për problemet e mia fizike
Elvana Shala sot Ambasadores së Vullnetit të Mirë ka pasur një jetë jo shumë të thjeshtë. 6 muaj pas lindjes u diagnostikua gabueshëm nga një doktor i Pejës, me një diagnozë e cila e la me pasoja ne ecje përgjatë gjithë jetës.
Në një intervistë për emisionin “Good Moorning Albania” në Euronews Albania, ajo tha se në momentin që është vendosur në krye të kësaj detyre pas 14 vitesh eksperiencë pune ka pasur shumë paragjykime nga politika.
“Misioni im nuk ka të bëjë me çështjen e aftësisë së kufizuar. Ka qenë kërkesa ime që ta ndajë misionin, që pjesën e dytë të vitit t’i kushtojë rëndësi kategorive të margjinalizuara pa asnjë dallim. Kam filluar që në moshën 12 vjeç duke punuar dhe në këtë mision, pra si ambasadore kam ardhur pas 14 vitesh eksperiencë pune, pra në moshën 24 vjeçare. Unë kam pasur një mbështetje të madhe nga familja dhe nga shoqëria. Secili mund të ja dalë pavarësisht vështirësive. Në fillim të marrjes së mandatit jam paragjykuar shumë nga spektri politik i asaj kohe. Ma kanë thënë politikanë, por dhe kur I kam takuar ka ndryshuar qasja e tyre sapo më kanë parë. Por pas pak kohësh ky lloj mendimi dhe paragjykimi ka ndryshuar tërësisht.”- tha ajo.
Nën patronatin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala në Prishtinë, do te mbahet zyrtarisht Kongresi Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara “Bashkë për gjithë përfshirje dhe prosperitet”. Kongresi organizohet në kuadër të Vitit zyrtar të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje