Nurellari: Situata në veri të Kosovës është delikate, Kurti në Vienë

9 Dhjetor 2022 | 10:17

Adri Nurellari, anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se situata në veri të Kosovës është shumë delikate dhe e tensionuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se në një kohë të tillë, kur të gjithë partnerët ndërkombëtar udhëtojnë drejt Kosovës, kreu i qeverisë Albin Kurti udhëton drejt Vjenës.

“Situata në Kosovë është shumë delikate, janë lënduar policë, vihet në pikëpyetje të sovranitetit.  Në këtë situatë të gjithë kërkojnë të vijnë në Kosovë, ndërsa Kurti si kryeministër i papërgjegjshëm që është shkon në Vjenë. Kjo është papërgjegjshmëri”- tha ai.

Më tej ai theksoi se situata në Kosovë mund të shmangej nëse do të luhej ndryshe me politikat.

“Situata në Kosovë mund të shmangej. Që kjo situate që të paraprihej duhej të ishte shtyrë çështja e targave që është një çështje periferike teknike. Kurti është treguar kryeneç dhe ka refuzuar këshillat e Amerikës  dhe partnerëve të tjerë. Gafa e parë që bëri ishte se çështjet e brendshme të vendit e diskutoi në Bruksel.

Kurti mendon se në këtë mënyrë do të evitojë dialogun. Tashmë po duket se është Kosova ajo që sjellë telashe për dialogun.  Kurti i ka dhënë Vuçiç një hapësirë të re për të negociuar dhe për më tepër ka vënë në pikëpyetje ligjin dhe sovranitetin e Kosovës në veri. Situata ka qenë shumë e vështirë”- theksoi Nurellari.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026