T’i japësh vlerë gjërave të përdorura, njihuni me 34-vjeçarin që rregullon gjithçka

10 Dhjetor 2022 | 12:19

Diçka që thyhet nuk ngjitet më. Kjo shprehje, nuk përfshin Valter Marashin. Prej 5 vitesh, puna e tij është të blejë karrige dhe tavolina të përdorura, t’i rregullojë dhe t’i shesë ato.

“Kam pasur një linjë lokalesh dhe kur mbylla aktivitetin, lindi nevoja për të shitur pajisjet dhe moblijet dhe u shitën menjëherë. Duke u thënë njerëzve që kam karrige për të shitur dhe ata kur kishin nevojë m’i sillnin mua dhe thashë ky qenka biznesi ideal”, tregon ai.

Për të nuk ka qenë fushë me lule. I është dashur ta nisë nga zero. Por dëshira për të punuar, ka qenë më e madhe sesa, sfidat që të përball jeta.

“Unë që jam sot këtu mund të kem hapur dhe mbyllur mbi 10 akivitete, kanë falimentuar dhe as nuk e kam ndërmend të dorëzohem”, shprehet ai.

Vet zot, vet shkop. Valteri, punën e tij, nuk ja beson kujt. Atë e gjen, me një kostum sportiv dhe duke punuar. Të rinjtë, na thotë vijnë kërkojë punë, por lodhen shumë shpejt.

“Të rinjtë mesa shohim dhe kemi kontakt i duan gjërat gati. Shumcia nuk e marrin iniciativën që të punojnë, të përkushtohen për t’ja filluar një gjëje nga zero”, tregoi i riu.

34-vjeçari, thotë se nuk e ka në plan të largohet nga Shqipëria, për sa kohë ka gjithmonë diçka për të rregulluar. Ndaj herë tjetër, nëse keni diçka që nuk ju duhet, e dini se ku ta çoni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026