‘Majko t’i kërkojë falje Diasporës’, Logu: S’e ka kuptuar vendimin e Kushtetueses
Avokati Marash Logu thotë se ish-ministri për Diasporën, Pandeli Majko duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, pasi nuk u garantoi të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.
Në një intervistë për Euronews Albania, Logu u shpreh se Majko nuk e ka kuptuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij,në vendimin e Kushtetueses thuhet se Kuvendi, qeveria dhe KQZ nuk e garantuan në praktikë të drejtën për ushtrimin e votës së emigrantëve.
“Mendoj se zoti Majko, më pak se kushdo tjetër, duhet të fliste në këtë rast. Ka zgjedhur momentin më të gabuar për të folur. Njeriu që për katër vite ka qenë ministër i Shtetit për Diasporën, nuk arriti të realizonte një të drejtë themelore të Diasporës. Nuk është e vërtetë ajo që thotë zoti Majko.
Mua më habit se si një deputet i Kuvendit i Shqipërisë, se si një ish-kryeministër dhe ish-ministër, merr guximin të flasë për një vendim që nuk e ka lexuar dhe nuk ka lexuar kërkesën. Kërkesa e Diasporës për Shqipërinë e Lirë ka pasur të bëjë qartazi me konstatimin e cënimit të votës së emigrantëve, sepse në praktikë, Kuvendi, qeveria, KQZ nuk e garantuan këtë të drejtë. Do ishte në nderin e zotit Majko që t’u kërkonte falje Diasporës shqiptare, që nuk iu realizoi një të drejtë”, theksoi ai.
Në zgjedhjet e 25 prillit, shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit iu është cenuar e drejta kushtetuese e votës.
Ky është vendimi që ka shpallur Gjykata Kushtetuese pas padisë që ngriti organizata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, e cila ankimonte vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që më datë 19 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, vendosi karantinimin e të gjithë personave që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, duke iu pamundësuar kështu ardhjen në Shqipëri.
Për të shmangur përsëritjen e një vendimi të tillë, Gjykata detyron Kuvendin që të bëjë ndryshimet e nevojshme në legjislacion në mënyrë që t’u mundësohet e drejta e votës shqiptarë ve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)