Prezantohet projekti i portit tregtar të Durrësit, Balluku: 1500 vende pune

12 Dhjetor 2022 | 11:21

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi të hënën projektin e portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano.

Balluku tha se investimi do të jetë krejtësisht i ri, pa asnjë lidhje me portin aktual të Durrësit, i konceptuar si një kompleks portual.

Një investim prej 390 mln eurosh, porti i ri tregtar pritet të punësojë 1500 vetë dhe siç tha ministrja Balluku, do të jetë një pronë e përbashkët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“390 mln euro investim, ku pritet të punësohen 1500 vetë. Do ketë një hekurudhë të brendshme që lidh terminalin dhe 8 km hekurudhë që e lidh Porto Romanon dhe Portin e Durrësit me hekurudhën Tiranë-Durrës. 46 përqind e investimit do të jetë nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër nga kompania ndërtuese që do të dalë përmes një gare ndërkombëtare”, tha Balluku.

Ministrja u shpreh se gara ndërkombëtare për kompaninë ndërtuese do të hapet fund të janarit 2023 dhe do të mbyllet në korrik të po atij viti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026