Boçi: Grushti ndaj Berishës i mirëorganizuar nga Rama, të dorëhiqet
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi tha se me sulmin që iu bë Berishës më 6 dhjetor, janë goditur qytetarët, e ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama.
Në fjalën e tij në Kuvend ai i ka bërë thirrje kreut të qeverisë që të japë dorëheqjen.
“Po u godit opozita, janë goditur qytetarë, jepni llogari për këtë krim të shëmtuar, të mbajë qëndrimin e tij dhe të vij këtu e të deklarojë dorëheqjen e tij, shqiptarëve u ka ardhur aty ku nuk mban më, organizoi sulmin ndaj kreut të opozitës, ka realizuar atë skenar që e ka mirëmenduar dhe artikuluar, e ka kërcënuar drejtpërdrejtë Sali Berishës, Gaz Bardhin, vetëm e vetë që të eliminojë dhe t’i mbyll gojën opozitës, të gjithë ne duhet të mbrojmë këtë dinjitet, përgatisni qëndrimin dhe ne ta votojmë këtu.”- tha ai.
Boçit iu përgjigj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
“E kemi dënuar dhunën dhe i kemi bërë thirrje drejtësisë të dënojë agresorin.”- theksoi Nikolla.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve