Ekskluzive/Matraxhiu: Trajneri Daliç s’u shkarkua te Dinamo, ju tregoj çfarë ndodhi
Lajmi se Zlatko Daliç është shkarkuar nga skuadra e Dinamos dhe ka shkëlqyer vetëm tek Kroacia ka bërë bujë gjatë ditëve të fundit.
Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, sepse trajneri në fjalë është larguar nga dinamovitët dhe nuk ka pasur asnjë shkarkim të tij. Këtë fakt e ka konfirmuar ekskluzivisht në emisionin ‘Kubi Sportiv’ në Euronews Albania menaxheri i futbollit Andi Matraxhiu.
“Ai ka qenë një person i veçantë. Këtu në Shqipëri ai nuk përputhej dot me realitetin shqiptar. Shikoj shumë deklarata për të, por do të prekë një të vërtetë. Ai nuk është shkarkuar nga Dinamo. Ai vendosi vet të largohej. E tha në një konferencë për shtyp.”- tha ai.
Ndër të tjera Matraxhiu e ka cilësuar me fjalët ‘tigri’ duke nënkuptuar se ndaj trajnerit të njohur ka pasur presion.
Pak orë më parë menaxheri Andi Matraxhiu postoi në rrjetin social ‘Facebook’ dhe një foto të tij me trajnerin Daliç.
LEXONI GJITHASHTU:
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve