Emocionohet Kastro Zizo: Çmimi nga New York më ka shokuar, nuk e prisja
Artisti jo fort i zakonshëm, Kastro Zizo i cili tërheq gjithmonë vëmendje është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit” për vitin 2022, për arritjet dhe kontributin si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut.
Në një intervistë për “Good morning Albanians” ai tha se nuk e priste çmimin nga New York.
“Unë jam ende pak në shok sepse erdhi në momentin më të papritur kur unë e dëshiroja më së shumti. Realisht jam ende shumë i emocionuar dhe jam pak kështu si në gjendje shoku,” – u shpreh Zizo.
Vlerësimi me këtë çmim u bë i mundur prej propozimit të komunitetit artistik të New York-ut dhe me kërkesë nga zyra e senatorit të SHBA-së në New York, z. Chuck Schumer.
Çmimi iu dha Kastro Zizos si simbolikë në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Është hera e parë që këtë çmim e fiton një shtetas jo amerikan.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme