Gazetari: Si u gjend i vdekur i riu shqiptar në Angli
Gazetari Ervin Gjonaj ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Angli, ku një i ri shqiptar u gjet i vdekur në banesë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Gjonaj bëri të ditur se autoritetet, ende nuk kanë deklaruar nëse i riu po qëndronte në shtëpi bari.
Sipas tij, mediat lokale kanë shkruar se çatia e banesës ishte përfshirë nga flakët.
“Në fakt, kanë qenë vetëm mediat lokale të zonës ku ka ndodhur ngjarja, që kanë shkruar. Nuk ka pasur një komunikatë më të gjerë as nga policia, as nga zjarrfikse. Akoma nuk është vendosur se ka qenë shtëpi bari, në kontekstin e informacionit. Si policia, edhe zjarrfikset nuk e kanë cilësuar si vend që ka qenë skenë e krimit të shtëpisë së kanabisit.
Mediat e zonës lokale ku ka ndodhur ngjarja thjesht kanë cituar se një zjarr është parë në dy të natës, është djegur vetëm pjesa e çatisë. Akoma policia nuk ka dalë në një komunikatë zyrtare se çfarë ka gjetur brenda”, theksoi ai.
Viktima është identifikuar si Mariglen Ruçi, 24 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë. Policia britanike është duke hetuar ngjarjen e rëndë.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut