Tronditëse, Erdogan burgos rivalin e tij!
Gazetari Sokol Brahaj, në një lidhje me Euronews Albania nga Turqia, tha se situata në këtë vend duket shumë e tensionuar pas vendimit të gjykatës që dënoi me mbi 2 vjet burg kryebashkiakun e Stambollit, rival i presidentit Erdogan.
Brahaj tregoi se vendimi i një dite më parë ishte i Gjykatës së Shkallës së Parë, që mund të apelohet në Gjykatën e Apelit dhe më tej në Gjykatën e Lartë.
“Sipas ligjeve të Turqisë, nëse merr mbi 2 vite burg automatikisht të ndalohet e drejta për ushtrim të funksioneve publike. Nëse ky vendim merr formën e prerë, atij i ndalohet të jetë pjesë e politikës për shumë vite”, shpjegoi gazetari.
Një gjykatë turke dënoi dje kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, me më shumë se dy vjet burg dhe e ndaloi të mbante poste politike për fyerje të anëtarëve të komisionit shtetëror zgjedhor.
Imamoglu shihej si një kundërshtar i fortë i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta