Pse po ndërhyn politika për kreun e SPAK? Debat mes Koçit, Murrizit e Ramajt
Zgjedhja e kreut të SPAK është kthyer në temë diskutimesh në studiot televizive, ku replikat mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim ka përplasur ish-deputetin Myslim Murrizi, deputetin e PS-së Petro Koçi dhe avokatin Redi Lamaj.
I ftuar në Euronews Albania, Koçi theksoi se deklarata e Ramës është shteruese.
Deklarata e tij është kundërshtuar nga Murrizi e Ramaj, të cilët theksuan se kreu i qeverisë i ka dhënë mesazh KLP për zgjedhjen e kreut të SPAK.
Pjesë nga debati:
Petro Koçi: Ka aludime se ka një përplasje mes Kim dhe Ramës. Mendoj se deklarimi i Ramës është shterues.
Myslim Murrizi: Rama ia çoi mesazhin Kim kur e shkarkoi Olta Xhaçka, dhe e përsëriti pardje dhe i tha KLP se ambasadorja do ik në janar.
Petro Koçi: Ambasadori që vjen nuk ndryshon nga ai që ikën.
Redi Ramaj: Ka një diferencë mes ambasadores dhe kryeministrit sepse Kim nuk ka ndonjë çështje në SPAK dhe nuk ka as problematika në vendin tonë. Fakti që ngre shqetësimin që mund të ketë ndërhyrje të politikës mendoj se është shqetësuese dhe i gjithë fokusi dhe diskutimi duhej të lidhej me pjesën e politikës sepse ka tentativa nga politika për të ndërhyrë në zgjedhjen e kreut të SPAK. Kemi të bëjmë me ndërhyrje në pushtetin gjyqësor që është e ndaluar nga Kushtetuta.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta