“KLP nuk është e lirë”, Murrizi: Ka përplasje mes Ramës dhe ambasadores Kim
Ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh për Euronews Albania se aktualisht ka një përplasje mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.
Murrizi tha se këtë e shikon nga deklaratat e tyre publike të cilat nuk janë në të njëjtën linjë.
Ish-deputeti shtoi se Kim dhe Rama kanë dështuar për një drejtësi të pavarur nga politika.
“Unë shoh një përplasje mes qeverisë dhe Kim. Nuk janë në një linjë deklaratat publike. Të dy kanë dështuar në atë që u nisën në 2016, për një drejtësi krejt të pavarur nga politika”, u shpreh ai.
Sa i përket garës për kreun e SPAK. Ai tha se KLP-ja nuk është e lirë, por ka ndërhyerje nga politika.
“Të tre kandidatët janë më të mirë sesa Kraja. Duhet të zgjedhë KLP-ja. Qeveria dhe ambasadorja të na thotë pse bën njëri dhe 2 të tjerët jo. KLP po pengohet të jetë e lirë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë