Erisa Xhixho: Sa më shumë hetohet për inceneratorët aq më shumë fakte të reja dalin
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha në një intervistë për Euronews Albania se dorëzimin e dosjeve në SPAK, LSI-ja e ka nisur para zgjedhjeve të 25 prillit.
“Që në krye të herës kemi kërkuar që të hetohet më shpejt kjo dosje duke ditur sa e thellë ishte kjo mega aferë. Dhe pastaj kemi vazhduar me denoncime të tjera dhe kemi pritur shpejtësi, profesionalizëm, integritet. Në një farë mënyre ish-LSI-ja, por dhe Partia e Lirisë ka bërë një kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen e inceneratorëve, pikërisht sepse mendojmë që është sfida më e madhe që ka SPAK, jo karshi nesh, por karshi çdo lloj qytetari,” – u shpreh Xhixho.
Ajo shtoi se institucioni duhet të kishte vepruar më shpejt dhe se ka ende zyrtarë të përfshirë që nuk janë bërë pjesë e hetimit.
Deputetja siguroi se çdo informacion që kanë pasur në disponim për “mega aferën” siç e cilëson ajo, është vënë në dorë të SPAK-ut.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut