Qori zbulon sesi PS po përfiton nga situata në të cilën gjendet PD
Gazetari Ermal Qori ka deklaruar se mes PS dhe grupit mbështetës të Enkelejd Alibeajt nga PD ka bashkëpunim.
Në një intervistë për Euronews Albania ai është shprehur ndër të tjera se nga situata e tensionuar në PD po përfiton vetëm PS.
Ndër të tjera Qori nënvizoi se grupi i Alibeajt dhe socialistët për shumë nisma kanë arritur në dakordësi.
“PS duket sikur ka gjetur gjuhën me përfaqësuesit e PD-së, të paktën flasë për Alibeajn dhe grupimin e tij. Ndoshta në këtë sens socialistët e kanë më të lehtë të arrijnë objektivat e tyre, ndoshta janë elementë të tjerë të cilët i bëjnë të bashkohen. Por fakti se PD, ndodhet në këtë situatë ajo që përfiton në mënyrë të drejtpërdrejt është PS.
Herë herë duke përdorur elementët e grupimit tjetër të Rithemelimit të drejtuar nga Berisha ku socialistët sigurisht në formë mbështetje për grupin e Alibeajt, gjejnë dhe hapësira bashkëpunimi duke dhënë një mbështetje për një pikë që ata kërkojnë, por duke përfituar dyfish në atë aspekt që ata e konsiderojnë shumë të rëndësishme.
Ndoshta në media pasqyrohet jo fortë mirë ky bashkëpunim, por jashtë saj është ndryshe. Ka pasur shumë nisma që kanë përfunduar me një dakordësi mes grupit të Alibeajt dhe socialistëve, pavarësisht përplasjeve herë herë të sajuara në media. Grupi I Rithemelimit është më me dorë të hekurt.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës