Mjeku: Në Shqipëri po vijnë gra 60-vjeçare nga vendet nordike për t’u bërë me fëmijë

20 Dhjetor 2022 | 07:48

Mjeku gjinekolog Rustem Celami thotë se në vendin tonë po vijnë gra 60-vjeçare nga Anglia dhe vendet nordike, për të pasur një shtatëzani me fertilizim in vitro.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Celami u shpreh se ka edhe gra nga vende si Moldavia dhe Gjeorgjia, të cilat kanë ardhur në Shqipëri për t’u bërë nëna surrogate.

“Faktikisht është një ligj i vitit 2000; është një ligj i riprodhimit, të shëndetit riprodhues; nuk është përditësuar siç duhet, ka nevojë për një ndërhyrje. Nuk kanë qenë të interesuar edhe ato politikbërësit apo ekspertët, por kërkohet një ndërhyrje rigoroze. Duhet një ligj jashtëzakonisht strikt, sepse faktikisht po ndodh.

Po vijnë shumë femra nga Anglia apo nga vendet nordike që janë në moshë, që nuk i lejon ligji për të pasur një fëmijë – janë 60 vjeçe. Vijnë për të pasur një shtatëzani me fertilizim in vitro. Kemi më shumë të huaja që vijnë nga Moldavia, Gjeorgjia, nga vende të tjera që kanë nevoja ekonomike. Ka një kosto rreth 30-40 mijë euro për të paguar një nënë surrogate.”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024