‘Fshatarët paguajnë 8 taksa’, Dashnor Sula i drejtohet ministres Ibrahimaj
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i është drejtuar ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë seancës plenare në Kuvend, duke i thënë se fshatarët paguajnë tetë taksa.
Sula u shpreh se fshatarët paguajnë taksë për ndriçimin, për gjelbërimin apo edhe për tokën bujqësore, ndërkohë që nuk përfitojnë shërbime.
“A e dini ju që fshati paguan tetë taksa, zonja ministre, fshati paguan tetë taksa. Mirë që ata punojnë vetë, mirë që është i vetmi sektor që gjeneron 40% të vendeve të punës, mirë që bujqësia është problematike, sepse siç thonë në fshat, është shtëpi pa çati. Fshatarët paguajnë disa taksa. Paguajnë taksë ndriçimi fshatarët, kur i merrni taksat për bashkitë, edhe në Peqin, Belsh, Rrogozhinë dhe në Gramsh.
A ka logjikë që të paguajë taksë ndriçimi fshatari atje? I çoni drita fshatarit në fshat? Jo, paguan taksë ndriçimi fshatari. A e dini që paguan taksë pastrimi fshati? Ma gjeni një makinë pastrimi nëpër fshatra për të mbledhur plehrat. A e dini ju zonja ministre, që fshatarët paguajnë taksë gjelbërimi në fshat? A e dini që fshatarët paguajnë taksë varrezash? A e dini ju që paguajnë taksë për tokën bujqësore, taksë trualli, edhe për infrastrukturën arsimore?! Kjo pra është e vërteta”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni