Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren
Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-kreun e bandës së Lushnjes, Aldo Bare.
Në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese konstatoi parregullsi në procesin ndaj Bares duke kthyer çështjen në Gjykatën e Lartë për shqyrtim.
Në dhomën e këshillimit, gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Ngresi dhe Ervin Pupe kanë lënë në fuqi vendimin e vitit 2012 të Gjykatës së Apelit për krime të rënda, që mbyll në qeli përjetë Aldo Baren.
Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Ndërsa kërkesa për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë u pranua në fundin e vitit 2009, kur ish kreu i bandës kriminale të Lushnjës mbërriti me charter në Aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ nën mbikëqyrjen e forcave të shumta të sigurisë.
Kush është Aldo Bare?
Ish-speciali i forcave RENEA, Alfred Shkurti ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës gjatë një përleshjeje me armë zjarri.
Pas vrasjes se Ramadan Shkurtit në Lushnjë, nisi të operonte banda e Aldo Bares së cilës drejtësia i numëron më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash.
Kaq mjaftoi që vrasjet më pas të lidheshin zinxhir dhe natyrisht Bare nuk ishte i vetëm në gjithë këtë betejë personale.
Sipas prokurorisë, ish-speciali kishte arritur të rekrutonte në bandën e drejtuar prej tij Ilir Stërgun, Afrim Hoxhën, Arben e Enver Boriçin, Enver Dondollakun, të gjithë shokë, miq e të afërm të “kokës” së grupit, Aldo Bare dhe vëllait të tij Ramadan Shkurti.
Më pas kësaj bande iu bashkuan edhe: Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti, dhe shumë të rinj të tjerë.
Ndryshe nga të gjitha bandat që vepronin në vitin 1997 në vend, banda e Lushnjes, që u drejtua nga Aldo Bare, arriti të krijonte një komisariat të vetin në qytet, atë që mbahet mend edhe si “Komisariati Nr. 2”.
Mbretërimi i tij në qytet zgjati për gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit edhe koka e bandës, Aldo Bare, i cili u arrestua në Maqedoni.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut