Kreshnik Spahiu: Rama do t’i japë Berishës logon e PD në këmbim të mandatit të 4
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se gjykata do të vendosë që grupi i Sali Berishës të ketë vulën dhe logon e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se kryeministrit Edi Rama, i intereson që si rival politik të ketë pikërisht Berishën, duke i premtuar atij dhënien e partisë, mos prekje të tij dhe duke marrë në këmbim një tjetër mandat në krye të qeverisë.
Sipas tij, shtyrja e procesit disa herë, nga ardhur nga avokati i Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, çka tregon se vendimi nuk do të jetë në favor të tyre.
“Çështja është shtyrë 4 herë nga avokati i Lulzim Bashës. Pse është shtyrë nga avokati i Lulzim Bashës, sepse janë në dijeni dhe në informacion që gjykata do ta japë pro Sali Berishës. Grupi i Alibeajt dhe Lulzim Bashës i thonë avokatit shty procesin që të fitojmë kohë. Unë e prezumoj si fakt, nëse Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj do e kishin të sigurtë fitoren nga Edi Rama, do e lejonin avokatin e vet që të mbyllej procesi.
Preteksti i shtyrjes vjen nga krahu i Alibeajt dhe i Lulzim Bashës, që nënkupton që gjykata e ka ndarë mendjen që t’i japë Berishës vulën dhe logon. Ky është një fakt profesional që unë për herë të parë ia tregoj publikut dhe koha do të provojë që vendimi i gjykatës do të shprehet pro grupit të Sali Berishës, sepse Edi Ramës i intereson një Berishë rival politik. “, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit