Prençi: Rama, i pozicionuar në krahun e atyre që mund të kenë vrarë Ervis Martinajn

24 Dhjetor 2022 | 20:18

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi thotë se  kryeministri Edi Rama është i pozicinuar në krahun e atyre që mund të kenë vrarë të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Prençi u shpreh se Rama, kur prezantoi Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, tha se uniformat blu duhet t’i thonë opinionit publik, nëse Martinaj është i gjallë apo i vrarë.

Por sipas Prençit, kreu i qeverisë nuk ka bërë thirrje që autorët të cilët mund të kenë vrarë Martinajn, të vihen para drejtësisë.

“Më ka bërë përshtypje një gjë shumë serioze. Kryeministri thotë, për policinë ka dy opsione. Ta gjejnë, nëse është i vrarë, të gjendet dhe t’i thuhet opinionit publik se është i vrarë. Nëse është i gjallë, të gjendet e të vihet para drejtësisë. Në asnjë nga opsionet nuk thotë që të gjenden autorët që e kanë vrarë dhe të vihen para drejtësisë. Besoj se isha i qartë. Kryeministri thotë në prezantimin e drejtorit të ri të policisë, nëse është është i vrarë, të gjendet dhe t’i thuhet opinionit publik se është i vrarë.

Nëse është i gjallë, të gjendet e të vihet para drejtësisë. Por nuk thotë te e para, nëse është i vrarë, të gjenden autorët dhe të shkojnë para drejtësisë, ndërsa për atë t’i thotë opinionit publik që është i vrarë. Që këtu, kryeministri i Shqipërisë është i pozicionuar në krahun e atyre që mund ta kenë vrarë, megjithëse kam thënë që e dua Ervis Martinajn të gjallë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026