100 mijë dollarë gjobë, qesharake, eksperti kritikon Autoritetin e Konkurrencës
4 kompanitë e mëdha të miellit në vend janë gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës, pasi janë kapur në shkelje duke fiksuar çmimet në treg. Një vit më parë, grosistët i shpëtuan gjobave, kur çmimi i miellit dhe bukës u rrit në mënyrë të pajustifikuar.
Ndërsa eksperti i ekonomisë Igli Tola është shprehur kritik ndaj Autoritetit të Konkurrencës, ndërsa e ka cilësuar si qesharake gjobën e vendosur ndaj kompanive në krahasim me dëmin që iu është bërë qytetarëve.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Autoriteti i Konkurrencës reagoi një vit me vonesë.
“Mendoj se ka të bëjë dhe me paaftësinë. Në momentin që nuk arrin të provohet një akuzë kaq e thjeshtë ose jemi të papërgjegjshëm ose duhet të heqim dorë nga ky funksion që të ja lëmë dikujt tjetër që mund ta bëjmë.
Nëse unë, ti dhe çdo qytetar e konstaton një gjë të tillë me një vëzhgim në treg dhe këto prefesionistë nuk e dallojnë një gjë të tillë, i bie që është një shkelje ligji ose paaftësia. Ky si institucion duhet të jetë shumë aktiv sidomos në situata të tilla. Reagimi me vonesë në një vit dhe duke vendosur dhe një gjobë që për mendimin tim është qesharake, është jo-korrospondente me dëmnin që iu është shkaktuar qytetarëve”- tha ai.
Grosistët e miellit kontrollojnë tregun si kartel duke fiksuar cmimet dhe duke mos ndjekur rregullat e konkurrencës. Për këtë arsye 4 kompanitë e mëdha duhet të paguajnë së bashku një gjobë me vlerë rreth 100 mijë dollarë.
Vendimi për të penalizuar këto kompani vjen nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili një vit më parë i toleroi për rritjen e pajustifikaur të çmimit të bukës e miellit në treg, duke u vënë kusht të mos bëjnë marrëveshje të bashkrenduara dhe të raportojnë peridokisht kostot për miellin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Begaj takohet me Imzot Arjan Dodaj, me rastin e festës së Krishtlindjeve
- Urimet e shqiptarëve në botë për festën e Krishtlindjes
- Iu gjetën në banesë, drogë dhe armë, në pranga 31-vjeçari i dënuar me 4 vite burg
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve