Përplasje Bardhi-Alibeaj për Avokatin e Popullit, gazetari zbulon sherrin brenda PD
Gazetari Ardit Hoxha zbuloi përplasjen brenda grupit demokrat të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj lidhur me emrin e kandidatit për Avokat të Popullit.
Hoxha u shpreh se në një mbledhje brenda grupi të Alibeajt ka pasur një debat të ashpër, i shoqëruar me tension mes Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit.
Emri që mbështeste Bardhi dhe një pjesë e mirë e deputetëve të këtij grupi brenda PD për Avokat të Popullit ishte Ledio Braho, ndërsa Alibeaj dhe një grup më i vogël deputetësh mbështesnin emrin e Dorian Gjonmarkajt.
“Ka pasur shumë aludime, por ajo që mund të konfirmoj nga burime të miat është se në një mbledhje të grupit të Alibeajt ka pasur një debat të ashpër mes Bardhit dhe Aliebeaj sa i përket preferencave për emrin e Avokatit të Popullit. Grupi i Bardhit dhe një numër i madhe deputetësh mbështesnin Ledio Brahon, ndërsa Alibeaj dhe një grup i vogël mbështesnin Dorian Gjonmarkaj. Pas një debati jo të lehtë, ka pasur momente tensioni mes Bardhit dhe Alibeajt, u tejkalua dhe u çua vetëm emri i Brahos. Kjo krisje u reflektua edhe në votimin në parlament për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatin e Popullit”, tha gazetari Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona