Euronews Albania i bashkohet nismës për të ndihmuar personat në vështirësi ekonomike
Mensa e Shërbimit të Dashurisë në Tiranë prej vitesh ofron ushqim për njerëzit e pastrehë dhe me probleme ekonomike në Tiranë.
Në ditët e festave të Krishtlindjes dhe Fundvitit, Euronews Albania ju bashkua nismës së Foodbank dhe At Nikolla Kodhelit për t’ju gjendur këto ditë pranë njerëzve të cilët e kanë të pamundur të shtrojnë tryezën festive për shkak të vështirësive ekonomike.
Rreth 300 persona çdo ditë frekuentojnë mensën për të konsumuar dy vaktet. Ajo hapet në orën 08:00 deri në orën 13:00.
Prej 9 vitesh At Nikolla shërben me përkushtim e dëshirë pranë këtyre ambjenteve për të qenë pranë njerëzve në nevojë, për t’iu lëhtësuar sadopak vuajtjet.
“Ata që marrin ushqim këtu janë njerëzit që janë të pastrehë, njerëzit që kanë një strehë, por nuk sigurojnë dot ushqimin e tyre, invalidë, janë të sëmurë, ka studentë, ka gra të veja, gra të dhunuar që janë divorcuara nga bashkëshortët e tyre dhe sot vijnë dhe ushqehen këtu”, At Nikolla Kodheli, Prift i Kishës Ortodokse.
Drejtuesi logjistik i Foodbank, Xhelil Meta prej 6 vitesh sjell fruta dhe perime në mensë të dhuruara nga tregtarët.
“Ne marrim gjithmonë ushqim falas, ushqimi që është me datë skadence të afërt, ushqimi që mund të jetë jo i paketuar mirë, kjo është puna që bën Foodbank. Kjo është pak e vështirë, por kohët e fundit ka qenë një sasi më e madhe e ushqimit që është grumbulluar dhe njerëzit kanë dhuruar më shumë ushqim”, theksoi ai.
Zhani, Emanuela, Sotiri, Joani dhe Areti janë vullnetarët që i janë bashkuar kësaj mense për të dhënë kontributin e tyre duke gatuar e shërbyer ndaj kësaj kategorie.
Pasi konsumojnë ushqimin At Nikolla me shumë dashuri e përkushtim përpiqet të ndajë në mënyrë të barabartë në mes tyre produketet ushqimore që Euroneës Albania dhuroi. Shkëlqimi i syve dhe buzëqeshja e tyre vihet re mjaft lehtë pasi marrin pakot, të gëzuar dhe me shpresën se një vit tjetër më i mirë i pret.
Të dhurosh nuk të varfëron, por të pasuron në shpirt. At Nikolla teksa falenderon Euronews Albanian për këtë nismë iu bën thirrje qytetarëve të sensibilizohen e të jenë më pranë njerëzve të pamundur.
“Një ofrim i juaj sot do të shtojë gëzim e këtyre njerëzve, sepse duke u bërë të gjithë së bashku mund t’iu japim njerëzve në nevojë lumturi. Duke u bërë të gjithë së bashku, mund të gëzojmë edhe njerëzit e tjerë. Të kemi shpresë, brenda shpresës mundemi të gjejmë gëzimin. Me shpresë dhe inisiativa të reja për vitin 2023”, u shpreh ai.
Mesazhit sensibilizues dhe për një vit sa më të mbarë, plot shëndet, sa më pak skamje e varfëri i bashkohet edhe Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik