Nga Dubai në Maldive, sa po shpenzojnë shqiptarët për pushime

27 Dhjetor 2022 | 11:48

Agjentja turistike, Flora Xhami, ka zbuluar për Euronews destanacionet e preferuara të shqiptarëve për festat, por jo vetëm.

Xhami përmendi Dubain dhe Abu Dabin si dy nga destinacionet të cilat kanë një fluks të shtuar së fundmi, kjo dhe për shkak të linjës direkte e cila ka ulur çmimet e paketave me hotel në nivelin 500-600 euro.

Gjithashtu ajo shtoi se prej Lindjes së Mesme shqiptarët zgjedhin të shkojnë dhe në plazhet ekzotike si Zanzibar apo Maldive, duke blerë paketa shtesë.

“Ti shkon për 5-6 orë nuk ka ndalesa është një udhëtim direkt dhe vënia e linjës direkte për në Abu Dabi dhe Dubai rriti fluksin sepse uli kostot. Duheshin rreth 1500-200 euro për të shkuar në Dubai ndërsa tani ti shkon duke filluar me 500-600 euro, hoteli me fjetje dhe gjithë pjesën tjetër duhet ta imagjinosh vetë. Por ka dhe paketa ‘all-inclusive”, pak më të shtrenjta, ku ti ke gjithçka dhe futesh aty për të blerë vetëm udhëtimin.

Pa folur për udhëtime të tjera akoma më ekzotike që i çojnë në Maldive dhe Zanzibar, në plazhet ekzotike të Tropikut, që janë të lidhura me këto paketa që të çojnë në Dubai. Pra t’i blejn një paketë për Lindjen e Mesme dhe blen një paketë në plazhet rreth e përqark”, tha Xhami.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026