Ish-drejtuesi i policisë zbulon indicien që Vis Martinaj mund të jetë gjallë

27 Dhjetor 2022 | 13:39

Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj, ka analizuar kontrollet e fundit të ndërmarra nga policia në banesën e Ervis Martinaj. Nga studio e Euronews, Hajdarmataj, tha se ndoshta hetuesit kanë në dorë një indicie të re që mbështet hipotezën se Martinaj është gjallë dhe ai ka inskenuar zhdukjen e tij.

Hajdarmataj theksoi se një indicie mund të jetë dhe dekriptimi i mesazhit që Vis Martinaj i ka dërguar familjarëve. Ai shtoi se ky mesazh mund të jetë një ditë mbrapa denoncimit të xhaxhait të tij për zhdukjen dhe kjo mund të ketë sjellë një rrjedhë tjetër për fatin e ‘mbretit të lojërave të fatit’.

“Nëse denoncimi i xhaxhait të tij është bërë më datën 8 dhe mesazhi është më datën 9 atëherë presupozohet se është inskenuar denoncimi i xhaxhait të tij. Sepse është një ditë më mbrapa. Kjo mund të jetë një indicie shumë e fortë të cilën hetuesit mund ta kenë marrë tani, nuk e di kur mund ta kenë marrë, mund ta kenë marrë përpara 4 muajsh por dhe së fundmi. Fakti që bëhet publik është i kohëve të fundit. Nëse do të jetë kjo dhe lëviz një ditë është një indicie që Ervis Martinaj jeton dhe ishalla jeton nga ana njerëzore pavarësisht nga pozita e tij juridike në marrëdhënien me ligjin”, tha Hajdarmataj.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026