‘Të mos ndodhë më’, Hill: Partiarkut Porfirije duhet t’i lejohej vizita në Kosovë
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka reaguar pasi kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije iu ndalua hyrja në Kosovë.
Hill deklaroi se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë patriarkun dhe theksoi se diçka e tillë nuk duhet të ndodhë më, shkruan RTS.
“Unë mendoj se është diçka themelore për lirinë fetare atje. Nuk mendoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë më”, nënvizoi diplomati.
Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka vendosur një kusht patriarkut Porfirije, në mënyrë që këtij të fundit t’i mundësohet kërkesa për zhvillimin e një vizitë në Kosovë.
Përmes një njoftimi, ky institucion deklaroi se partiarkut Porfirije i është kërkuar që të dënojë apo distancohet nga “veprimet e pjesëtarëve të Kishës që po i ofrojnë përkrahje grupeve kriminale në veri të Kosovës” të cilët janë “përgjegjës për barrikadat” e ngritura në atë pjesë.
Porfirije ka bërë kërkesë më 23 dhjetor që të qëndrojë në Kosovë për tri ditë, 26-28 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve