Gazetari zbërthen të pathënat e Uzinës së Gramshit: Çfarë ka ndodhur me spiunët rusë

28 Dhjetor 2022 | 21:28

Gazetari Vladimir Karaj foli për të arrestuarit rusë në gusht të këtij viti, pasi u kapën në uzinën e Gramshit.

I ftuar në emmisionin ‘Now” në Euronews Albania, ai tha se ende nuk ka asnjë provë nga prokuroria ku të thuhet se ato janë spiunë.

Më tej ai shprehet se vendimet e Gjykatës po i mbajnë në burg të arrestuarit me dyshimin e arsyeshëm pasi u kapën brenda një zone të rrethuar që ka një histori si bazë ushtarke.

“Ajo që dimë janë disa vendime që ka marrë Gjykata, të cilat vijnë rreth masave të sigurisë, bazohen mbi dyshimin e arsyeshëm, nuk ka ansjë provë nga prokuroria që janë bërë publike dhe ku të thuhet se mund t’i lidhje ato me spiunazhet, me mbledhjen e të dhënave me spiunazhe, pra me sigurimin e informacioneve të klasifikuara.

Në këtë sens mendoj se vendimet e Gjykatës po i mbajnë në burg me dyshimin e arsyeshëm pasi u kapën brenda një zone të rrethuar që ka një histori si bazë ushtarke. Ajo që është thënë nga ministri i mbrojtjes dhe kryeministri, ajo nuk ka asnjë sekret dhe nuk ka asgjë për të cilën mund të spiunohej. Ajo që dimë është se ndoshta bëhet fjalë për një grup njerëzish që ishin në vendin dhe në kohën e gabuar. Atraksioni për këto gjëra është i ditur”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026