Ç’po ndodh me arkeologjinë? Instituti i Trashëgimisë sjell revistën për zhvillimet
Për herë të parë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore pasqyron punën e tij në një revistë periodike, dedikuar zhvillimeve arkeologjike në vend.
”Revista Arkeologjike” u dedikohet veprimtarive kryesisht parandaluese dhe është e pasur me artikuj studimorë të hartuar në mënyrë vullnetare nga specialistë të brendshëm dhe të jashtëm.
“Ideja e botimit në fakt të kësaj reviste që i dedikohet tërësisht arkeologjisë parandaluese vjen si një domosdoshmëri për të botuar aktivitetin arkeologjik në territorin e Shqipërisë”, u shpreh Eugen Kallfani.
Në promovimin e numrit të parë të kësaj reviste ministrja e Kulturës, Elva Margariti vlerësoi rëndësinë e kësaj reviste e cila është e para e këtij lloji në vendin tonë dhe vjen paralelisht me numrin 61 të revistës ”Monumentet”.
“Më vjen mirë që vijmë me këtë revistë të re që I shtohet studimeve, shpeshherë edhe harrojmë që Instituti i Trashëgimisë Kulturore është edhe një institucion i kërkimit shkencor”, tha ministrja.
Teksa gjatë promovimit vëmendja u kanalizua edhe tek çështja e Urës së Zogut si pjesë e listës së 7 monumenteve dhe vendeve të trashëgimisë më të rrezikuara në Europë, që pas reshjeve të mesit të muajit dhjetor ka pësuar më shumë dëme.
“Ura e Zogut është sfidë për Fakultetin e Inxhinierisë, është sfidë për Institutin e Ndërtimit. Është sfidë për firmat që bëjnë projekte konstruktive. Si mund të shpëtojë kjo urë?”, tha arkitekti Pirro Thomo.
Të pranishëm në promovimin e revistës ishin autorë, personalitete të fushës, ekspertë, individë dhe shoqëri të licencuara që kontribuojnë në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk