‘Non grata’ nga Britania e Madhe, Berisha: Ambasadori britanik u korruptua nga Rama

29 Dhjetor 2022 | 16:18

Sali Berisha pretendon se shpallja e tij non grata pas SHBA-së edhe nga Britania e Madhe është lobuar nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i Partisë Demokratike thotë se ka fakte që sipas tij, implikojnë ambasadorin King-Smith në shpalljen e tij ‘non grat’a nga Britania e Madhe.

“Dëshmi më flagrante e bashkëpunimit të korrupsionit shqiptar dhe ndërkombëtar. Kjo është dëshmia më flagrante sesi një qeveri e korruptuar në çdo qelizë korrupton një ambasador. Këto që ju them këtu do ua faktoj, tani disponoj dosjen, sesi një qeveri korrupton një ambasador të një vendi të mrekullueshëm”, u shpreh ai.

Gjatë një takimi me anëtarët e Departamentit Brain Gain & Ekselencës, Berisha tha se në dosjen e përgatitur për të janë shkruar vetëm mashtrime, me vetëm një qëllim shkatërrimin e opozitarizmit.

“Me mashtrime në çdo faqe që ka shkruajtur. E njëjta gjë është sesi korrupsioni i kësaj qeverie me korrupsionin e Soros korruptoi një ambasadore dhe jo vetëm atë për të marrë një vendim pa fakt provë bazë, me qëllim për të dëmtuar opozitën dhe ndihmuar qeverinë më të korruptuar për shkak të aftësive korruptive të kësaj qeverie.

Kjo do të thotë se sa agresive është kjo qeveri dhe sa korruptive është kjo qeveri. Arrin të krijojë ombrellë me korrupsion ndërkombëtar për mbrojtjen e saj duke luftuar anti-korrupsion”, theksoi kryedemokrati.

Pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, Berisha u shpall ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe për korrupsion, lajm të cilin e bëri publik vet ai përmes një deklarate për mediat.

Për shpalljen ‘non grata’ nga SHBA, Berisha beri padi në Gjykatën Korrektuese të Parisit, por deri më sot nuk ka asnjë vendim nga kjo gjykatë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026