‘Diplomacia mbizotëroi, tani duhet dialog’, Borrell reagon pas heqjes së barrikadave

29 Dhjetor 2022 | 16:54

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka reaguar pas heqjes së disa barrikadave në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Borrel u shpreh se mbizotëroi diplomacia dhe theksoi se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje.

Ai bëri thirrje për përparim urgjent në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Lidership i përgjegjshëm t Presidentit Vuçiç dhe Kryeministrit Kurti. BE, SHBA dhe KFOR zhvilluan një punë si ekip. Faleminderit të gjithë atyre që u përfshinë. Tani kemi nevojë për përparim urgjent në Dialog”, shkroi Borrell në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026