Celibashi merr zyrtarisht detyrën e kryekomisionerit të zgjedhjeve: Sfidë kryesore, teknologjia e informacionit
Klement Zguri i dorëzoi sot detyrën kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Në një fjalë të shkurtër para mediave, kryekomisioneri i ri tha se veprimtaria e tij në krye të institucionit do të karakterizohet nga integriteti, paanësia, profesionalizmi dhe transparenca.
Z. Celibashi nënvijëzoi se një nga sfidat më të mëdha mbetet teknologjia e informacionit në zgjedhje, ndërsa kërkoi bashkëpunim të ngushtë të medias me KQZ në procesin zgjedhor.
“Gjej rastin të inkurajoj median për bashkëpunim sa më të hapur me KQZ dhe me mua si kryekomisioner. Ky bashkëpunim është një interes të qytetarëve dhe procesit politik. Sfida kryesore mbetet çështja e teknologjisë së informacionit.
Ne do të bëjmë çdo përpjekje për një qasje sa më të mirë, në kuptim të mundësive për ta realizuar procesin. Po koha ka bërë që edhe aspekte të tjera të procesit zgjedhor të jenë po kaq të rëndësishme”, tha z. Celibashi.
Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Zguri te Celibashi e pranishme ishte edhe zëvendëskomisionerja Lealba Pelingu. Celibashi u zgjodh të hënën nga Kuvendi me 106 vota si drejtuesi i ri i KQZ-së.
Lexoni gjithashtu:
Ilirjan Celibashi, figura konsensuale në krye të KQZ-së
Parlamenti miraton KQZ-në e re, Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetar
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat