Kreshnik Spahiu: 2022-shi shënoi ‘vdekjen’ politike të Sali Berishës
Analisti Kreshnik Spahiu e konsideron kryedemokratin Sali Berisha një njeri të ‘vdekur’ politikisht, pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu nënvizoi se viti 2022 ishte ‘vdekja’ politike e Berishës dhe sipas tij, nuk duhet të harxhohet kohë për të folur rreth tij.
“Nuk mendoj që ditën e fundit të vitit ne ta mbyllnim me Berishën, sepse populli ka një shprehje; “i gjalli me të gjallët, i vdekuri me të vdekurit”. Unë hyj në kategorinë e atyre njerëzve, që njësoj si SHBA-të, Britania e Madhe apo si shumë evropianë, e konsiderojnë Berishën të vdekur politikisht dhe viti 2022 ishte vdekja politike e Sali Berishës.
Ka shumë njerëz të cilët nuk e kuptojnë, përfshirë e dhe analistë, por unë ata nuk i konsideroj në rangun e analistëve, i konsideroj në rangun e njerëzve konformistë, të cilët për shumë arsye, detyrohen të mbajnë një pozicion politik të caktuar. Nuk mendoj që në 31 dhjetor të vitit 2022, të harxhojmë më shumë kohë për një njeri të vdekur politikisht”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut