Dosja e prokurorisë për vrasjen në lokalin e natës, kush qëlloi ndaj 31-vjeçarit
Mediat kosovare kanë publikuar të dhëna nga dosja e prokurorisë për vrasjen e ndodhur në lokalin “Kobra City”, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Visar Cengu si dhe u plagos shoku i tij 27-vjeç.
Në dosjen e prokurorisë nënvizohet se është pronari i lokali, Dibran Hoxha, ai i cili dyshohet se ka qëlluar mbi dy shtetasit shqiptarë.
“Hoxha ka shtënë në drejtim të veturës, e cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City””, shkruan Kallxo.com, e cila ka mundur të sigurojë dosjen e prokurorisë së Prizenit.
Gjithashtu po sipas Prokurorisë së Kosovës, bëhet me dije se shkak për konfliktin është bërë pagesa e faturës së tavolinës më një vlerë rreth 400 euro.
Në lidhje me vrasjen është arrestuar pronari i lokalit Dibran Hoxha, i njohur ndryshe në rrjete sociale si “Kobra”, por edhe 5 shtetas të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.
LEXO GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk