Satelitët në orbitë, eksperti i energjisë: 6 mln euro për të fotografuar Shqipërinë
Eksperti i energjisë Azmer Duleviç ka komentuar lëshimin e dy satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 në orbitë.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ai tha se të dy satelitët kushtojnë 6 milionë euro dhe do të shërbejnë për tre vite.
Ai tregoi se në kontratën e siguruar me kompaninë argjentinase nga e cila janë prodhuar dhe satelitët thuhet se këto të fundit vetëm do të fotografojnë vendin tonë.
“Këto dy satelitë janë të prodhuar nga kompani argjentinase, dhe janë në vlerën 6 milionë euro për tre vite. 3 vite do të jetë gjatësia e këtyre satelitëve sepse janë me bateri dhe me panele diellore që vet karikohen nga dielli në orbitë. Pas tre vitesh këto bien. 6 milionë euro kushtojnë këto satelitë dhe në kontratën që unë kam siguruar thuhet që këto do të jenë për të marrë imazhe mbi sipërfaqen e vendit tonë, vetëm për t’i bërë foto territorit. Këto satelitë do të jenë nga 1 deri në 8 minuta mbi territorin e Shqipërisë sepse bëjnë lëvizje dhe trajektore në orbitë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohet irlandezi që trafikoi kokainë në Australi brenda çokollatave Kinder
- Zelensky: Arsyeja pse Rusia dëshiron të përdorë armëpushimin
- A të kontaktuan për të marrë Kombëtaren? Duro flet në Kubin Sportiv
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus