Nga djegia e mandateve te vota për vetingun, si nisi krisja e Agron Çelës me PL
Kjo fotografi e deputetit të Partisë së Lirisë Agron Çela me Elisa Spiropalin, drejtuesen politike të socialistëve për qarkun e Shkodrës, ngjalli dyshime për një lëvizje të mundshme të tij në Partinë Socialiste.
Ndonëse deputeti Çela nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar për të konfirmuar këtë lajm, sinjalet për një krisje të marrëdhënieve me ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim janë dhënë edhe më herët.
E fundit ishte vota e tij pro zgjatjes së afatit për organet e vetingut në 10 shkurt të 2022-shit duke bashkuar votat me mazhorancës socialiste, kur deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndoqën linjën e kryetares Monika Kryemadhi duke abstenuar votimin.
Por krisja e marrëdhënieve të Çelës me LSI duket se ka nisur edhe më herët, në 2019-tën, kur LSI dogji mandatet bashkë me Partinë Demokratike, vendimmarrje të cilën deputeti i Shkodrës asokohe e kritikoi, ndonëse iu bashkua vendimit të shumicës.
Kalimi i Çelës tek socialistët në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, nuk do të jetë humbja e vetme për Partinë e Lirisë, pasi bashkë me të, siç shihet edhe në foton e publikuar nga Spiropali, do jetë edhe kryetari i Partisë së Lirisë në Shkodër Edmond Ndou.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet