Reshje shiu dhe dëbore deri të martën, parashikimi i motit për javën

9 Janar 2023 | 09:39

Meterologu i Meteoalb, Hakil Osmani thotë se duke filluar nga sot e deri të martën, vendi ynë do të karakterizohet nga vranësira që do të sjellin reshje shiu, kryesisht në ultësirën perëndimore.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Osmani u shpreh se do të ketë reshje në zonat malore.

Ndër të tjera, Osmani nënvizoi se nga e mërkura deri të premten, moti do të jetë i qëndrueshëm.

“Sot ka nisur me dominimin e këtyre vranësirave të shumta të cilat kanë sjellë reshje të pakta shiu, si fillim kanë qenë prezente në zonat veri-perëndimore të territorit shqiptar, por edhe zonat qendrore kanë pasur momente të pakta me pika shiu. Parashikohet që mesdita dhe orët vijuese t’i shtojnë vranësirat të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, herë pas here edhe në formën e rrebesheve në ultësirën perëndimore.Ndërsa, në orët e mbrëmjes do të kemi dhe prezencë të reshjeve të dëborës në zonat malore, 1300 metra nga niveli i detit.

Mbeten këto reshje prezente edhe në mesnatë dhe në mëngjesin e së martës do kemi sasira  më të pakta, por do të jenë prezente reshjet e shiut. Në zonat malore do të zgjerohet harta e reshjeve, pasi reshjet e dëborës do të zbresin deri në 900 metra nga niveli i detit. Për fat të mirë, pjesa e dytëe ditës së martë, sjell një përmirësim gradual të kushteve të motit. Nga e mërkura deri në ditën e premte, parashikohet të kemi një mot të qëndrueshëm. Fundjava do të ketë vranësira disi më të shpeshta, çka mund të krijojnë reshje të pakta shiu”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024