Bilall Kasami refuzoi ftesën e Ramës, Ali Ahmeti: Tregoi papjekuri politike

11 Janar 2023 | 07:47

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e cilësoi një papjekuri politike, refuzimin që kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i bëri ftesës së kryeministrit Edi Rama, i ciloi ftoi për darkë liderët politikë shqiptarë në RMV.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, Ahmeti u shpreh se askush nuk duhet t’i shmanget takimeve të tilla.

“Nuk kanë bërë mirë, kanë bërë papjekuri politike. Nuk duhet t’iu shmanget takimeve të tilla, qofshin në Tiranë, qofshin ato në Shkup. Është mirë, që së paku njerëzit të na shohin së bashku, për të koordinuar ato punë, të cilat priten nga qytetarët që ne duhet t’i bëjmë”, theksoi ai..

Në një intervistë për Euronews Albania, Bilall Kasami u shpreh se darka e thirrur nga Rama i shërben vetëm interesave të BDI-së, e cila tashmë ndodhet në një krizë të brendshme, me funksionarë të lartë të partisë që kanë dalë kundër ekzekutivit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026