A do të merren politikanë të tjerë në pyetje për Gërdecin? Avokati jep detajet
Avokati Dorian Matlija thotë se në dosjen për çështjen e Gërdecit, është marrë si i pandehur ish-ministri i Mbrotjes, Fatmir Mediu dhe në lidhje me këtë, nuk pritet qëtë merren në pyetje politikanë apo zyrtarë të tjerë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Matlija u shpreh se nëse do ketë prova të reja, mund të thirren të tjerë për t’u pyetur, por jo për këtë dosje.
“Në këtë dosje që flasim, për këtë dosje konkrete, është vetëm zoti Mediu. Për këtë dosje konkrete, kanë qenë 30 të pandehur 1 kompani tregtare dhe 29 individë, të gjithë janë gjykuar me vendim të gjykatës të formës së prerë, përveç njërit prej tyre, që është vetë Fatmir Mediu.
Nuk ka asnjë emër apo zyrtar tjetër. Gjithmonë, nëse do të ketë prova të tjera, gjëra të reja, mund të përfshihen emra të tjerë, por nuk janë pjesë e kësaj dosje. Ato teorikisht mundet të jetë, por për një dosje tjetër, jo kjo. Dosja tjetër duhet të jetë brenda afateve proceduriale, është një histori komplet tjetër”, theksoi ai.
Fatmir Mediu është thirrur ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Ish-ministri i Mbrojtjes është marrë i pandehur me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ për tragjedinë e Gërdecit.
Mediu deklaroi se akuza është e njëjta që i është bërë edhe në kohën kur ishte ministër. Ai tha se ka kërkuar që të hetohet në mënyrë të drejtë, ndërsa e cilësoi akuzën për shpërdorim detyre të pabazë dhe të motivuar politikisht.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush