“Messi, ai xhuxhi, ai miu i kanaleve”- skandal përgjimesh me drejtuesit e Barcelonës

12 Janar 2023 | 17:08

Një skandal ka përfshirë ekipin e Barcelonës në Spanjë. Sipas “El Periodico de Catalunya”, hetimi i autoriteteve spanjolle ka zbuluar se publikimi i shifrave stratosferike të kontratave të Messit dhe Gerard Pique është bërë nga vetë klubi katalanas.

Qëllimi i përfqësuesve të klubit, me në krye Presidentin e atëhershëm Bartomeu, ka qenë që futbollistët kyç të Barcelonës të denigrohen përballë tifozërisë së ekipi.

Por kjo nuk është e gjitha, këtë të enjte janë publikuar dhe ofendimet e rënda që zyrtarët e lartë të Barcelonës i bënin lojtarëve më të mirë të skuadrës.

Roman Gomez Ponti, njeriu përgjegjës për shërbimet ligjore të Barçës , sulmoi dhe ofendoi Messin në të njëjtën ditë kur u bë publike kontrata e tij shumë milionëshe. Në një mesazh drejtuar Presidentit të atëhershëm Bartomeu ai shkruante, si më poshtë:

“Bartomeu, sinqerisht, nuk mund të tregohesh kaq i mirë me atë mi kanalesh. Klubi i ka dhënë gjithçka dhe ai vendosi diktatin e tij për merkaton, rinovimet, reklamat, duke parë vetëm interesin e tij. Ne i dimë shantazhet që na ka bërë ai xhuxhi, që Barcelonës i ka borxh jetën. Por, kur vjen pandemia, të çon mesazh ty në WhatsApp, duke të thënë që t’ia ulësh rrogën të gjithë të tjerëve, por vetëm atij dhe Luisit (Suarez) jo. Shpresoj që të largohet sa më parë nga Barcelona”.

Ndërkohë që Presidenti Bartomeu iu përgjigj: “Jam dakord me shumë gjëra, por Barcelona është e para dhe artikuj të tillë e dëmtojnë klubin”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026