“Dritan, nuk je vetëm”- Rama merr pjesë në prezantimin e librit të Abazoviçit

13 Janar 2023 | 12:15

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë këtë të premte në prezantimin e librit të kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç, “Kritika e etikës globale”.

Në fjalën e tij Rama tha se ai nuk promovon librin por mesazhin e dhënë prej Abazoviç, ku theksohet se në ditët e sotme forcat kundërvepruese ndaj urtësisë shtohen përditë, ndërkohë që urtësia sa vjen e zvogëlohet.

Shefi i qeverisë në përfundim të fjalës së tij e uroi Abazoviçin për rritjen e forcimin e partisë së tij elektoralisht, por edhe mesazheve përbashkuese që përcjellë.

“Forcat kundërvepruese ndaj urtësisë shtohen përditë, është urtësia ajo që zvogëlohet mbase duke u transformuar në një kapcitet tjetër. Ashtu sikurse forcat e interesave që ndërthuren në arenën e luftës së përditshme politike janë shumë për të qenë lehtësisht të pakapërcyeshme në raport me parimet dhe idealet që njerëzit qëndrojnë në arenë. Në fund të librit ka një tjetër citim që është vazhdimi i asaj që unë thashë, i referohet Pierre Ados, duke thënë: Tani nuk më shkolla nuk ka as dogma, filozofi ka mbetur vetëm si do ta gjejë udhën e vetë? Dritani nuk është vetëm, na ka ne! Dritani ka shpresën të cilën ai e mishëron më së miri si një fenomen politik unikal në rajonin tonë, që ka zgjedhur rugën më të vështirë, por për faktin që ka zgjedhur këtë rrugë ka ndjekës dhe mund të ketë edhe më shumë. Gjithmonë ka njerëz që presin zgjidhje të ndryshme nga ato që i janë ofruar. Dritan të uroj nga zemra që t’i  të vazhdosh të mbetesh garant i “Urës” dhe “Ura” të bëhet gjithmonë e më e gjerë edhe të rezatojë dhe jo vetëm elektoralisht, por të rezatojë rajonalisht ku të tjerë ta gjejnë veten për të ndërtuar të tjera ura”, tha Rama

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026