FIFA dënon Serbinë për ofendimet ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka dënuar Federatën Serbe me 50 mijë franga, për thirrjet fyese të tifozëve në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar, huliganët serbë kanë fyer vazhdimisht Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës.
Gjoba prej 50 mijë frangash, është dhënë për shkak të sjelljes së lojtarëve serbe në fushë, që po ashtu ishin josportive.
“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë prej 50 mijë franga zvicerane dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (prej 25 për qind), në ndeshjen zyrtare të radhës të përfaqësueses A. Dënimi është për shkelje të neneve 13 (diskriminimi) dhe 12 (sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA”, thuhet në vendim.
Ky dënimi i dytë i FIFA-s ndaj Serbisë lidhur me qëndrimet anti-shqiptare në Botërorin në Katar. Më parë, FIFA e kishte dënuar federatën serbe me 20 mijë franga zvicerane për shfaqjen në zhveshtoren e Serbisë të flamurit diskriminues ndaj Kosovës.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të zviceranëve, ku Xherdan Shaqiri ishte autori i golit të parë për Zvicrën.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve