Florian Binaj tregon sukseset që janë arritur deri tani nga shoqëria civile

13 Janar 2023 | 22:25

Aktori dhe aktivisti Florian Binaj renditi disa nga arritjet e aktivizmit të shoqërisë civile. Binaj u shpreh se protestat kundër rritjes së çmimeve e arritën në një farë mënyrë misionin e tyre, edhe pse mbështetja e mediave siç tha nuk ishte e plotë.

Arritje të tjera sipas tij, janë protestat kundër armëve kimike apo ato për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe lumenjve të tjerë.

“Pasqyrimi nuk ka qenë transparent në të gjitha mediat lidhur me numrin e protestuesve. Ka pasur mbulim siç ka pasur edhe zbulim, arrin ta kuptosh sa bashkëpunon një media me qeverinë në raportimin e numrit të protestuesve. Një tjetër arritje ka qenë armët kimike, një tjetër Vjosa, po bëhen përpjekje për të gjithë lumenjtë edhe përrenjtë, që ushqejë lumenjtë për t’u bërë HEC-e. Tani me krizën energjetike ka kaluar vëmendja tek panelet diellore. Një nga hidrocentralet jug të vendit ka dëmtuar lumin, mirëpo nuk prodhon energji se lumi ka aq shumë prurje inertesh sa ka bllokuar turbinat. Çfarë bëjnë tani, kanë vënë panele diellore me komardare sipër”, tregoi Binaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025